Lumturi te Bayern, Sanches tani e tutje do të jetë titullar

Lumturi te Bayern, Sanches tani e tutje do të jetë titullar

Renato Sanches duket se tani e tutje do të jetë titullar te Swansea City. Mesfushori i Bayern-it, i blerë për 35 milionë euro nga Benfica para një viti, është huazuar në Premier League dhe deri tani ka luajtur shumë pak, por me largimin e trajnerit Paul Clement gjërat kanë ndryshuar.

Ish-asistenti i italianit Carlo Ancelotti nuk ia doli që Swansea të largohej nga vendet e fundit në tabelën e klasifikimit dhe vendin e tij e ka zënë portugezi Carlos Carvalhal. 52-vjeçari, ndryshe nga paraardhësi i tij, beson te bashkëpatrioti i tij.

“Është e thjeshtë të harrosh se Sanches është vetëm një fëmijë, sepse ka luajtur te Benfica dhe është pjesë e kombëtares portugeze. Jam i sigurt se ai do të jetë prapë në formë. I duhet më shumë vetëbesim”, – është shprehur Carvalhal.