Lumturi te Bayern, Sanches tani e tutje do të jetë titullar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
31 Dhjetor 2017 15:33
Te Swansea City ka ndryshuar diçka...

Renato Sanches duket se tani e tutje do të jetë titullar te Swansea City. Mesfushori i Bayern-it, i blerë për 35 milionë euro nga Benfica para një viti, është huazuar në Premier League dhe deri tani ka luajtur shumë pak, por me largimin e trajnerit Paul Clement gjërat kanë ndryshuar.

Ish-asistenti i italianit Carlo Ancelotti nuk ia doli që Swansea të largohej nga vendet e fundit në tabelën e klasifikimit dhe vendin e tij e ka zënë portugezi Carlos Carvalhal. 52-vjeçari, ndryshe nga paraardhësi i tij, beson te bashkëpatrioti i tij.

“Është e thjeshtë të harrosh se Sanches është vetëm një fëmijë, sepse ka luajtur te Benfica dhe është pjesë e kombëtares portugeze. Jam i sigurt se ai do të jetë prapë në formë. I duhet më shumë vetëbesim”, - është shprehur Carvalhal.

Neuer: Kur erdhi Heynckes, nuk e ndieva më se jam i nevojshëm

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 21:16
A do jetë gati për në Rusi?

Manuel Neuer vijon që të supozojë se pas vuajtjes shtatë mujore, ka ardhur ora që të kapë trenin për në Botërorin e Rusisë. “Unë mendoj kështu, mund të jem atje dhe të luaj, kjo është ajo që dua”, tha portieri 32-vjeçar. Ai ishte "shumë i kënaqur", ndërsa po vazhdon procesin e riaftësimit, por gjithashtu deklaroi: "Sigurisht do të doja të shkoj pak më tej".

Kapiteni i Gjermanisë dhe portieri i kampionëve të Bayern Munich shpreson që shumë shpejtë të jetë nën urdhrat e trajnerit të skuadrës së tij: “Duhet të përshtatem për çdo gjë, por ajo që më jep më shumë kurajo dhe më bën që të motivohem më shumë është se Bayern vijon që të jetë ende në dy kompeticione, lufton për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Këto dy gjëra më kanë dhënë perspektivë këtë sezon. Por, performanca që do të kem në stërvitje do të jetë vendimtar”.

Faza fillestare ishte "faza më e vështirë", kampioni i botës këmbënguli: "Pengesat kishin natyrë më tepër emocionale. Erdhën në një kohë kur po kaloja një kohë shumë të mirë këtu në klub. Për shembull, ndryshimi i trajnerëve dhe mënyrës së stërvitjes në vjeshtë kur u largua Ancelotti dhe erdhi Heynckes ndikoi në dëmtimin tim. Humba ndjesinë e të qenit i nevojshëm".

Neuer pati një kontraktim në shtator dhe iu desh që të bënte ndërprerje të karrierës në shtator. Ai vendosi një pllakë titani në të dyja këmbët për të pasur një stabilizim të problemit që e shqetësonte prej kohësh. Që nga fundi i muajit mars ai është kthyer në stërvitje me Bayern Munich dhe po kërkon riaftësimin në mënyrë të shpejtë që të kthehet në fushë për të luajtur dhe të mos humbasë aktivizimin në Botërorin e Rusisë. Ndërkohë që do t’i duhet shumë punë që të marrë vendin e Sven Ulreich, i cili po bën paraqitje të shkëlqyer me bavarezët gjatë kësaj periudhe kohore që ka munguar Neuer. /EDS/

Bayern në ankth për dëmtimin e fundit, mund të mungojë me Realin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 21:57

Ndeshja që pritet të dhurojë më shumë emocione në Champions League pa dyshim është ajo midis Bayern Munchen dhe Real Madridi-t. Gjermanët që kërkojnë të hakmerren për atë eleminim të diskutueshëm vitin e kaluar, kohët e fundit po hasin probleme, për shkak të dëmtimeve të shumta. Pas mungesave të Arturo Vidal, Manual Neuer dhe Kingsley Coman, Die Roten i duhet të bëjnë pa Corentin Tolisso dhe me shumë mundësi edhe pa David Alaba.

Sipas asaj që raportohet nga Kicker, gjendja e Alaba është "në diskutim" dhe mund të zëvendësohet nga Rafinha. Mbrojtësi i majtë, i cili ka vuajtur për disa javë nga një dëmtim në kofshë, në ndeshjet e fundit është aktivizuar vetëm sporadikisht. Të dielën ai u stërvit me shokët e ekipit, por aktivizimi të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale nuk është ende e sigurtë. Ekipi bavarez është në pritje për të parë nëse lojtari do të shfaqë shqetësime gjatë javës, në mënyrë që të marrë një vendim përfundimtar. Nëse Alaba nuk ja del dot deri të mërkurën, me shumë mundësi do të zëvëndësohet nga Rafinha.

Mungesa e Alaba është një goditje e madhe për gjermanët, që në krahun e majtë nuk kanë shumë alternativa, pasi Rafinha nuk ka bindur shumë këtë sezon, dhe austriaku shihej si lojtari ideal për të thyer aksionet e spanjollëve. Deri të mërkurën mund të ndodhin shumë gjëra, me bavarezët që shpresojnë te rikuperimi i lojtarit. /EDS/

 

Telashe për Bayern, policia nis hetimet për mesfushorin e bavarezëve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Prill 2018 16:47

Franck Ribery është duke u hetuar nga policia, pasi ai pohon se postoi dy video në Instagram duke filmuar veten me telefonin e tij celular gjatë drejtimit të automjetit. Mesfushori francez i Bayern Munchen është paraqitur me një Lamborghini Aventador SV Roadster që ka vlerën e 440000 sterlinave, ndërsa ai filmoi fillimisht fytyrën e tij dhe më pas atletet e kuqe në sediljen e shoferit. 35-vjeçari, duket se po shet mend në një video që fillon me të, duke hyrë në makinën sportive, teksa mban një kapele mbrapsh, syze dielli dhe një varse. Ribery pastaj hyn në Lamborghinin e tij kabriole të bardhë dhe kërcen ndërsa dëgjon muzikën. Videot e tregojnë Ribery që filmon veten në krahun e tij të djathtë dhe në një moment tregon pjesën e rrugës përpara tij. Ish-sulmuesi i Marseille më pas i vendosi videot e shkurtra në llogarinë e tij në “Instagram”, i cili ka 2.9 milionë ndjekës.

“Bild” raporton se Ribery tani do të përballet me një hetim ligjor. Një zëdhënës i zyrës së prokurorit në Mynih i tha gazetës gjermane: "Ne konfirmojmë se jemi të vetëdijshëm për videot. Procesi do të çojë në një hetim paraprak, pasi një sjellje kriminale nuk është e dukshme. Parashikohet që gjykata do të bëjë një hetim më të detajtur, duke e trajtuar si një vepër administrative". Sjellja e çuditshme e Ribery vjen në të njëjtin muaj me kolegun e tij të ngushtë Arjen Robben, 34 vjeç, pasi nënshkruan një marrëveshje të re njëvjeçare me Bayern. Pasi gjigantët e Bundesliga fituan titullin e gjashtë të njëpasnjëshëm, shefi ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge tha për veteranët: "Ata janë lojtarë të klasit të parë". /EDS/

Te Bayern janë në humor para Realit, Hoeness na shkrin së qeshuri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Prill 2018 12:44

Ndërkohë që superylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo shijoi pushimin këtë fundjavë duke mos luajtur ndeshje dhe kaloi kohën duke postuar foto në Instagram, rivali i madrilenëve në Champions, Bayern Munchen ishte i impenjuar në ndeshjen ndaj Hannover. Për gjermanët ishin në program 90 minuta të vlefshme për Bundesligën, ndërsa spanjollët u relaksuan për 4 ditë duke shijuar diellin para duelit të parë të gjysmëfinales mes Bayern dhe Real. Por presidenti i Bayern, Uli Hoeness e merr me humor situatën: “Për ne kjo ndeshje ishte njësoj si të kishim bërë pushim”.

Trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes kishte lënë 6 titullarë pushim ndaj Hannover. Hummels, Ribéry dhe Kimmich nuk u aktivizuan asnjë minutë. Për t’u shënuar: talenti Lukas Mai (18 vjeç) festoi debutimin e tij në nivel profesionistësh dhe do të qëndrojë te Bayern. Drejtori Salihamidzic saktësoi në përfundim të takimit se “Lukas nuk do të largohet nga Bavaria”. Hamburg dhe Wolfsburg ishin gati për ta rrëmbyer mbrojtësin e ri.

Pavarësisht se luajti me rezervat dhe duke ruajtur forcat për sfidën e rëndësishme me Realin, kampionët e Gjermanisë e mposhtën Hannover-in me golat e Müller, Lewandowski dhe Rudy. Sezonin e kaluar Bayern e eliminua në çerekfinale nga Real Madrid, por këtë herë të gjië besojnë se do të jetë ndryshe. “Do të jetë një përballje krejt e ndryshme nga ajo e viti të kaluar. Jupp Heynckes e ka të gjithë potencialin në dispozicion. Kemi të gjitha arsyet për të qenë optimistë. Mendoj se jemi në formë shumë më të mirë se sa herën e fundit. Përderisa jemi në formë të mirë, do të jetë një përballje e madhe”, - thotë Hoeness. Në veçanti shpresat e Bayern janë dyshja Müller-Lewandowski, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer.

Polaku (i cili u fut në lojë në minutën e 67-të dje) shënoi golin e tij të 28-të këtë sezon pavarësisht se nuk është aktivizuar sit titullar nga trajneri në dy muajt e fundit për ta kursyer. Bomberi ka shënuar 105 gola me Bayern.

Müller (u hodh në fushë në pjesën e dytë në vend të Robben) ka shënuar 6 nga 8 golat e tij në pjesën e dytë të sezonit dhe duket në formë të shkëlqyer. “Duhet të shënojmë gola dhe të shfrytëzojmë pikat e dobëta të Real Madrid. Ata humbën në ndeshjen e kthimit me Juventusin (1-3). Kjo do të thotë se ata nuk janë të pathyeshëm. Shkojmë në këtë ndeshje me siguri të plotë!”, - tha Müller dje pas ndeshjes./EDS/