Lushnja e dorëzuar? Gjyla ia thotë troç Kukësit

Lushnja e surprizoi Kukësin në fazën dytë, teksa fitoi në stadiumin “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1-3. Verilindorët ngelën pa fjalë përballë verdhejeshilëve që asokohe drejtoheshin nga Hysen Dedja. Tashmë në Lushnjë po mendojnë për sezonin e ri futbollistik, por nuk është se kanë ndërmend që nesër me kampionët në fuqi do të luajnë një ndeshje sa për të kaluar radhën. Lojtarët në njëfarë mënyrë janë në një test dhe ata që duan të qëndrojnë edhe në të Parën duhet të bëjnë më të mirën dhe të bindin stafin.

Trajner Gjyla, para ndeshjes me Kukësin, ka deklaruar se do të luajnë gjithçka për gjithçka, edhe pse pikët do të vlenin vetëm për moralin e skuadrës. “Është pak të thuash se me Kukësin është ndeshje e vështirë, jo vetëm për faktin që vjen pas një fitoreje ndaj Skënderbeut dhe si ekip kampion. Kukësi ka që nga janari që është një skuadër në ngritje dhe ka arritur kulmin e formës. Është skuadra e momentit në Superiore. S’kemi çfarë të humbasim, do të luajmë gjithçka për gjithçka. Duhet të bëjmë më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do të arrijmë”, u shpreh trajneri i Lushnjës fillimisht.

Gjithsesi objektivi kryesor te lagunarët është aktivizimi i të rinjve dhe fitimi i ndonjë elementi për të ardhmen. Gjyla më tej ka shtuar: “Do të vazhdojmë të promovojmë të rinjtë, sepse ky është objektivi që kemi në funksion të sezonit të ardhshëm. Unë jam më shumë i kënaqur me aktivizimin e disa të rinjve me Partizanin, se sa me pikën që morëm. Këto ndeshje nuk kanë ndihmuar vetëm të rinjtë, por edhe mua si trajner për vizionin që kam dhe për lojtarët që do të mbaj për sezonin e ardhshëm”. Në tri takimet e mëparshme mes Kukësit dhe Lushnjës, dy janë mbyllur me triumfin e verilindorëve, kurse verdhejeshilët kanë fituar një takim. /EDS/

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan