Luthi kalon dëmtimin, gati debutimi në garat mbretërore

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 23:38
Për Thomas Luthi makthi duket se po përfundon

Për Thomas Luthi makthi duket se po përfundon. Piloti zviceran ka mbyllur 2017 në mënyrën më të keqe, me frakturë të kaviljes së djathtë, pasi pësoi një rënie katastrofike në pistën e Sepang, ku po garonte për titullin e Moto2 ku u përplas me Franco Mirabelli. I njëjti pilot italian do të jetë shoku i tij i ardhshëm në skuadër në aventurën e re në MotoGp në ekipin e Marc VDS me Honda RC213V.

Kthimi nga dëmtimi, jo vetëm që nuk e impenjoi atë që të kërkojë marrjen e titullit të dytë botëror për motora 125 kubikësh, por mbi të gjitha i kanë mbyllur mundësitë që të provohej në testet e Valencias dhe atë të Jerez me motorin e ri që do të debutojë në klasin mbretëror.

Momentet e vështira tashmë kanë kaluar dhe ndoshta ai do të jetë në pistën e Sepang për testet që zhvillohen më 28 deri në 30 janar. Duke pritur daljen e parë në pistë, Luthi është kthyer në ndenjëse. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike