Lutja e ndjerë e zëdhënëses bukuroshe të FSHF-së për Ramazan

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 15:57

Zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi ka përcjellë një mesazh tepër pozitiv në ditën e parë të Ramazanit. Bukuroshja përmes një postimi të bërë në profilin e saj në "Facebook" lutet që në këtë muaj të shentë ku besimtarët myslimanë agjerojnë, të ketë më pak urrejtje e xhelozi mes shqiptarëve.

Postimi i plotë

"Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!" (El-Bekare, 286)

Me kete citim, dua te Uroj gjithe besimtaret Myslimane , per Muajin e Shenjte te Ramazanit qe nis Sot! Uroj me zemer agjeruesit, qofte i lehte e i pranueshem. Uroj cdo shqiptar kudo qe ndodhet i Shqiperise tone te Madhe🇦🇱, por edhe besimtar kudo qofte , qe ky Muaj i meshires dhe i madheshtise se ndjenjes njerezore te trokase ne cdo familje. Sa me pak urrejtje, sa me pak xhelozi, sa me pak varferi ne sofrat shqiptare. Sa me shume vellazeri, paqe, dashuri, e mbi te gjitha sakrifice. Te ndihmojme me sa mundemi ata qe kane me shume nevoje, qofte materiale e qofte shpirterore. Le te Lutemi per te gjithe ata qe sot vuajne, per cdo mekatar te penduar, per cdo shpirt te lenduar... Sepse Ky Muaj ndaj e ka kete vecanti, sepse ushqehet me falje, miresi e meshire! Amin 🌙- shkruan ajo.

Jona, është një nga personazhet më simpatike dhe të komentuara në vend, sidomos për prezencën e saj në Institucionin më të madh të futbollit në vend. Në postimet që bën, ajo gjithmonë përpiqet të përcjellë pozitivitet. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike