Lyon 0-1 PSG, notat e lojtarëve

22 Shtator 2019

Paris Saint-Germian ka vazhduar me fitore edhe në javën e gjashtë të Ligue 1, pasi e ka mposhtur Lyonin me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Neymar në minutën e 87-të, nga asistimi që i bëri Angel Di Maria.

Parisienët ishin skuadër më e mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 7.07, ndërsa Lyoni kishte vlerësimin 6.55.

Neymar (Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Lojtari me paraqitjen me të mirë ishte sulmuesi brazilian, pas golit vendimtar të shënuar, e që mori notën 8.5.

Lexo po ashtu: Neymar sërish tregohet vendimtar, PSG mposht Lyonin

Nga ana tjetër, ai që kishte paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte anëtari i Lyonit, Memphis Depay, gjersa mori vlerësimin 6.1.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lyonit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të PSG-së (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com