Lyon bën ofertë për Suson e Milanit

07 Gusht 2019

Olympique Lyonnais ka konfirmuar interesimin për sulmuesin anësor të Milanit, Jose Suson.

Kuqezinjtë dukej se e kishin nga lista e shitjes spanjollin pasi strategu, Marco Giampaolo e quajti atë “të klasit botëror” pas performancës kundër Manchester Unitedit.

Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport paralajmëron se ka një “dallim mendimi” në San Siro pasi që trajneri dëshiron ta mbajë atë, bordi i Rossonerëve është “më i prirur” për ta shitur.

Klubi Ligue 1 tashmë ka bërë biznes në Itali këtë verë, duke sjellë në mbrojtje Joachim Andersen nga Sampdoria.

La Gazzetta sugjeron gjithashtu se italianët do të nënshkruajnë me sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Ndryshe, Suso ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurove në kontratë, megjithëse raportohet se lojtari mund të largohet për 35 milionë sosh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com