Lyoni i gatshëm ta shesë Houssem Aouarin, por për një çmim të lartë

06 Gusht 2020

Klubi francez, Lyoni thuhet se i ka caktuar çmim mesfushorit Houssem Aouar dhe është i gatshëm të lejojë largimin e tij.

Aouar ka shënuar nëntë gola dhe ka shtuar shtatë asistime në 38 ndeshje për Lyonin në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli francez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, në veçanti nga Juventusi.

Lexo po ashtu: Juventusi fillon bisedimet me Lyonin, favoriti kryesor për transferimin e Aouar

Largimin e tij është i gatshëm ta lejojë edhe Lyoni, por vetëm nëse një skuadër arrin të përmbush çmimin e kërkuar.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Lyoni është gatshëm të sanksionojë largimin e Aouar nëse një skuadër paguan 70 milionë euro.

Juventusi thuhet së është gati të bëjë ofertë për 22-vjeçarin dhe të sigurojë transferimin e tij përpara sezonit 2020-21. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com