Lyoni ia shkakton humbjen e parë PSG-së

03 Shkurt 2019

Paris Saint-Germaini e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1, edhe atë si mysafir i Olympique Lyonnais (2-1).

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Lyonit, kampioni francez shënoi i pari përmes Angel Di Marias, i cili u asistua nga Julian Draxler (7′).

Mirëpo, nga ai moment, vendasit zhvilluan një lojë ofensive me sulme të njëpasnjëshme dhe arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 33-të me golin e Moussa Dembele.

Rezultati u përmbys në fillim të pjesës së dytë (49′), me golin e Nabil Fekir, i cili shënoi nga penalltia dhe ky rezultoi goli i fitores për nikoqirët.

Përkundër kësaj humbjeje, Paris Saint-Germaini është lider i pakontestueshëm në kampionatin francez, me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lille, ndërsa ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Nga ana tjetër, Lyoni pozicionohet në vend të tretë në tabelë, me 43 pikë, tri më pak se Lille që është një pozitë më lartë.

Në xhiron e ardhshme, PSG luan kundër Bordeaux, derisa Lyoni luan si mysafir i Nice. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan