Lyoni kërkon shërbimet e Godin

12 Qershor 2020

Diego Godin duket të ketë mbetur jashtë planeve të Interit, ndërsa burime franceze raportojnë se ai po kërkohet nga Olympique Lyonnais.

Pas nëntë viteve të kaluara te Atletico Madridi, 34-vjeçari ishte lënë lojtar i lirë, të cilin e transferuan Nerazzurrët.

Mbrojtësi i ka regjistruar 25 paraqitje këtë edicion për zikaltrit, mirëpo gjithmonë prapa Alessandro Bastonit në strategjinë e Antonio Contes.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetarit të RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, Lyoni është duke kërkuar të dijë për disponueshmërinë e Godin për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu: Godin përjashton rikthimin te Atletico Madridi

Interi nuk planifikon ta mbajë uruguaianin, mirëpo klubi francez do ta ketë të vështirë që t’ia japë pagën prej 5.5 milionë eurosh. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com