Lyoni mohon të ketë datë të caktuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit

10 Maj 2020

Olympique Lyonnais ka mohuar që ndeshja e tyre e fundit  1/8-të e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit do të zhvillohet më 7 gusht.

Data u publikua mbrëmë nga Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas , por klubi tani ka lëshuar një deklaratë duke hedhur poshtë komentet e tij.

“Olympique Lyonnais do të donte të sqaronte se data e ndeshjes Juventus-OL, në raundet e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, nuk është përfunduar ende, në kundërshtim me atë që u sugjerua më parë”.

Lexo po ashtu: Presidenti i Lyonit, Aulas: Ndeshja e dytë ndaj Juventusit luhet më 7 gusht

“Data e kësaj ndeshje të Raundit të 16-të duhet të konfirmohet si pjesë e planifikimit për fazat përfundimtare të Ligës së Kampionëve, e cila do të shpallet direkt nga UEFA së shpejti”.

“Olympique Lyonnais po pret gjithashtu me padurim finalen e Kupës së Ligës, me siguri në fillim të gushtit, e cila do të na lejojë, ndryshe nga skuadrat e tjera, të përgatitemi për këtë pjesë thelbësore të sezonit”.

L’Olympique Lyonnais précise que la date du match #JuveOL, comptant pour le huitième de finale retour de la @ChampionsLeague, n’a pas encore été fixée définitivement contrairement à ce qui a été indiqué précédemment. https://t.co/yfu9PYd9zh

— Olympique Lyonnais (@OL) May 10, 2020

“OL megjithatë ka keqardhje për dallimin në përgatitje në krahasim me kundërshtar e tyre evropian, të cilët praktikisht kanë rifilluar trajnimet tashmë”, lexohet në deklaratën e klubit francez.

Ndryshe, Lyoni është në epërsi 1-0 nga ndeshja e parë, por nuk do të mund të rifillojë sezonin e tyre të Ligue 1 pasi ai tashmë është anuluar përfundimisht. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com