Macron tifoz i flaktë, presidentja kroate lot e përqafime / FOTO

Presidenti i Francës Emmanuel Mcaron ka qenë tepër entuziast gjatë finales së Kupës së Botës dhe nuk ka ndjenjur i qetë për një sekondë, duke festuar si i çmendur gjatë shënimit të golave.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Briggite, ai e ka ndjekur ndeshjen edhe nën shoqërinë e Presidentes kroate Kolinda Grabar Kitarovic, si edhe Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të FIFA-s Gianni Infanvitno.

Por 90 minutat ai i ka përjetuar me shumë gjallëri, duke u ngritur në këmbë dhe festuar si tifozi më i flaktë i Francës.

Në përfundim të takimit, pas një përqafimi me presidenten kroate, të dy kanë zbritur në fushë për të takuar lojtarët, ndërsa ra në sy përqafimi i ngrohtë që Kitarovic i jepte të gjithë atyre që kalonin para saj, qofshin kroatë apo francezë, duke shpërthyer në lot në momentin që Luka Modric mori edhe trofeun si lojtari më i mirë i turneut./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan