Madridi është i tyre, Mbretërit sundojnë edhe në Wanda Metropolitano  

09 Shkurt 2019
Madridi është i tyre, Mbretërit sundojnë edhe në Wanda Metropolitano  

Real Madridi ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali i urryer, Atletico Madridi, me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur edhe fitoren e pestë me radhë në kampionatin spanjoll dhe janë ngritur në pozitën e dytë pas fitores ndaj Atleticos.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të vendasve.

Casemiro shënoi supergol (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte Casemiro, i cili shënoi një supergol me gjysmë gërshërë për 0-1.

Atletico arriti të kthehet në lojë në minutën 26-të duke barazuar rezultatin 1-1 me anë të francezit Antoine Griezmann.

Festa e Griezmannit pas barazimit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ky gol nuk dekurajoi mysafirët të cilët vazhduan lojën e tyre dhe në minutën e 42-të shënuan me anë të Sergio Ramosit, i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-2.

Ramos imitoi festimin e Griezmannit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, vendasit filluan mirë duke barazuar me anë të Alvaro Moratas (55′), por gjyqtari anuloi golin pas rishikimit të VAR-it.

Pas këtij goli, ishin Mbretërit që luajtën më mirë dhe arritën të shënojnë edhe një gol me anë të Gareth Bale (74′), i cili shënoi për 3-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Bale vulosi rezultatin përfundimtar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 45 pikë apo pesë më pak se Barcelona në vendin e parë, ndërsa Atletico zë vendin e tretë me 44 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Los Blancos e presin në shtëpi Gironona, ndërsa Atletico udhëton te Vallecano. /Telegrafi/

What a goal @Casemiro bicycle kick 😨🔥 #HalaMadrid #RMDerbi#RMLiga #DerbiMadrileño pic.twitter.com/Ve9120RVNx

— K7NG (@dhilaaaa_) February 9, 2019

Griezmann shot this through Courtois legs 😭 #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/OpYH8SIuyW

— ⚡️ (@krasotav) February 9, 2019

Another exquisite finish – Bale goal to make it 1-3 pic.twitter.com/qSSVIS4Q4l

— Mt. Carmel (@ncarmelg) February 9, 2019

www.telegrafi.com