Magjistari Tare: Kush është Milinkoviçi i ri? Më mirë vras veten se sa t’ua them emrin…

01 Qershor 2020

Igli Tare, padyshim është një nga arkitektët kryesorë, për rritjen e Lacios, me punën që ai ka bërë ndër vite. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, ka bërë një punë të shkëlqyer, teksa ka afruar në skuadër lojtarë që nuk njiheshin më parë dhe më pas janë shndërruar në yje.

Një nga ta është edhe mesfushori serb, Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe klubet e mëdha e duan në ekipet e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, Tare zbulon se e ka në mendje zëvendësuesin e mesfushorit serb, duke shtuar më tej se durimi dhe koha janë shumë të rëndësishme në një projekt.

“Mendoj se eksperienca më ka mësuar se koha dhe durimi janë shumë të rëndësishme për një projekt të fortë teknik. Historia ndër vite ka treguar se disa lojtarë që kanë mbërritur me skepticizëm, u bënë shumë të rëndësishëm për skuadrën në të ardhmen.

Zëvendësuesi i Milinkoviç-Saviç? Unë e kam një lojtar në mendje, por kurrë nuk do ua them atë. Më mirë preferoj të vras veten se t’iu tregoj emrin.”, u shpreh Tare.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan