Makthi merr fund, Strakosha del negativ, bashkohet me Lazion pas një muaji mungesë

20 Nëntor 2020

Më në fund vijnë lajme të mirë për Lazio. Trajneri Inzagji mund të buzëqesh pasi rikuperon një tjetër titullarë, Thomas Strakosha. Pas afro një muaji, portieri kuqezi çlirohet nga COVID-19 teksa në testin e fundit ka rezultuar negativ. Këtë të premte ishte radha e Strakosha ti nënshtrohej testeve, ndërkohë me grupin një ditë më parë u bashkua edhe Ciro Immobile.

Stra

Pavarësisht se Strakosha është rikthyer të stërvitet me grupin, nuk parashikohet një rikthim i tij si titullar këtë të shtunë në transfertë përballë Crotone. Paraqitjet e mira që ka dhuruar Reina, i jepin më shumë kohë Strakoshës të rikthehet në formë optimale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com