Malcom afër largimit nga Barcelona, e duan në Francë

08 Korrik 2019

Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë Malcomin në këtë afat kalimtar.

Skuadra katalunase e transferoi në verën e kaluar anësorin brazilian nga Bordeaux, mirëpo ka dështuar që ta gjejë veten në Camp Nou.

Saint Etienne thuhet se i ka kontaktuar Blaugranët për ta transferuar Malcomin në formë huazimi në këtë afat kalimtar veror.

Lexo po ashtu: Valverde po i largon 11 lojtarë nga Barcelona

Skuadra nga Ligue 1 e transferoi Sergi Palencian në vikendin e kaluar, ndërsa tani po tenton ta transferojë edhe anësorin brazilian.

22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 15 paraqitje në sezonin e kaluar në La Liga, prandaj skuadra katalunase është e gatshme ta largojë atë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com