Malcom: E kam shikuar 100 herë golin e shënuar në El Clasico

08 Shkurt 2019
Malcom: E kam shikuar 100 herë golin e shënuar në El Clasico

Sulmuesi i Barcelonës, Malcom ka mbetur i kënaqur në golin e tij në El Clasico kundër Real Madridit të mërkurën mbrëma.

21-vjeçari u bashkua me gjigantët katalunas për një shifër prej 41 milionë eurosh nga Bordeaux verën e kaluar, por ka filluar vetëm një ndeshje në La Liga.

Megjithatë, talentit brazilian iu dha një mundësi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey, aty edhe ku shënoi një gol, të cilin thotë se e ka shikuar .

Lexo po ashtu: Kupa e Mbretit, Barcelona 1-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Malcom më i miri

“Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje dhe shumë i lumtur për golin, e kam parë 100 herë”, ka thënë fillimisht Malcom për Cadena Ser.

Festa e Malcom pas golit të shënuar në El Clasico (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“E kuptova se po luaja para ndeshjes, isha gati, Messi më tha të qetësohem dhe foli se sa e vështirë do të ishte ndeshja, por do të ishte e mrekullueshme”.

“Unë gjithmonë do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi se kam luajtur me më të mirët e të gjitha kohërave”.

Lexo po ashtu: Dhjetë gjërat që i mësuam nga El Clasico e fundit – Yjet, dështimet, rezervat e parëndësishme dhe gjyqtari

“Neymar? Kam luajtur me të në ekipin kombëtar dhe ai është një nga më të mirët në botë, por nuk ka folur se do të kthehet (në Barcelonë)”.

“Kam një mirëkuptim të mirë me të gjithë brazilianët këtu, me Philippe Coutinho, Arthur Melo, Rafinha Alcantara… ne jemi gjithmonë jemi në humor”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Well done Malcom pic.twitter.com/tzTit5ZX8T

— Boy Kiz (@BoyKiz1) February 7, 2019

www.telegrafi.com