Maldini i vendosur: Vetëm Milani ose Italia…

Paolo Maldini nuk është i sigurtë nëse do të ketë një karrierë pas pensionimit nga futbolli i luajtur, pasi ai mund të punojë vetëm për Milanin ose Italinë. Ish-mbrojtësi shihet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke luajtur mbi 1000 ndeshje për kuqezinjtë dhe ekipin kombëtar. Megjithatë, ai hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar me bordin e ri në “San Siro” dhe deri më tani nuk i është dhënë një rol në kombëtare.

“Nuk është e sigurtë, që do të jetë kështu”, tha Maldini për “Sky” kur u pyet, nëse ai do të vazhdojë punën në futboll në të ardhmen.

“Unë kam pasur udhëtimin tim në futboll, askush nuk mund ta prekë atë dhe nëse kam dëshirën për të bërë diçka tjetër do të shohim, nëse jo, ka qenë një histori e mrekullueshme. Është gjithashtu e vërtetë se karriera ime mund të ketë qenë e kufizuar nga zgjedhjet e mia, pra Milan dhe ekipi kombëtar. Unë kurrë nuk mund ta shoh veten duke punuar për një ekip tjetër, mbi të gjitha në nivel klubi”, deklaroi legjenda e kuqezinjve për “Sky”, që është bashkëpronar i Miami FC në Ligën Amerikane të Futbollit./EDS/DXh/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan