Maldini: Më bindi projekti, do ta rikthejmë Milanin në majë

Pas 9 vitesh, Paolo Maldini rikthehet në shtëpi. Dje erdhi edhe zyrtarizimi. Një fillim i ri për ish-kapitenin që sot zhvilloi konferencën e parë për shtyp.

Projekti i ri- Kurrë nuk kam thënë jo pa biseduar më parë. Me Barbara Berlusconi-n nuk ramë dakord, kurse me pronarët kinezë nuk kisha asnjë rol. Ndërsa tani situata është ndryshe. Kam folur me Leonardo-n dhe me pronarët, ku më ka bindur projekti. Unë besoj te ky projekt dhe jam i lumtur që bëj pjesë në të”. Roli i Leonardos ishte thelbësor. Jemi miq, dhe do punojmë së bashku. Jam takuar me pronarët e rinj në New York dhe gjithçka u zgjidh shumë shpejt.

Roli- Unë do të punoj me merkaton, me trajnerin, me ekipin e parë, me ekipet e të rinjve dhe marrëdhënien mes trajnerit dhe klubit. Do punojmë së bashku me Leon. Do të kemi të njëjtat përgjegjësi.

Merkato- Higuain është një blerje fantastike, por kemi marrë një nga mbrojtësit më të fortë të Italisë si Caldara. Nga lojtarët e vitit të kaluar, ai që më ka habitur më shumë është Cutrone. Donnarumma ka kaluar disa probleme, por duhet ta ndihmojmë.

Tifozët- Marrëdhënia me tifozët e Milanit është e shkëlqyer, më duan dhe e kanë treguar gjithnjë këtë gjë. Ajo që ndodhi ditën time të lamtumirës ka mbetur aty dhe karriera ime gjykohet për atë që kam dhënë në fushë.

Gattuso- Kam biseduar edhe me Gattuso-n, ai nuk është kurrë i qetë. Nuk ka qenë asnjëherë në diskutim dhe do të punojmë së bashku për të ndërtuar këtë klub. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan