” Malësori” Qaka: Gruaja mund të më vrasë…

Jeta është e çuditshme, pasi ndryshon me 360 gradë në fare pak kohë. E nëse duam të flasim për diçka të tillë mjafton të kontaktojmë me mesfushorin Kamer Qaka. 22-vjeçari në harkun kohor të 6-muajve ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës. Nga Norvegjia, në një “yll” të dëshiruar nga shumë ekipe në Rumani dhe ftesa në Kombëtaren shqiptare, gjithçka si në përralla.

Në një intervistë të gjatë për mediat rumune, Qaka tregon të pathënat e jetës së tij. “Qëllimi i im është të luaj futboll dhe të bëj përformanca të mira. Me ekipin dua që të ecim sa më shumë në Kupë. Unë ëndërroj të luaj në Champions, por nuk e di se deri në çfarë niveli do të shkoj në Europë. Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”, – shprehet ai fillimisht, më pas flet edhe për ofertat e marra.

“Jam i lumtur te ekipi i Iasi-t. Di që shumë ekipe kanë pasur interes për mua. Steaua më pëlqen, është ekip interesant. E përballoj presionin. CFR Cluj është ekipi më i fortë në Rumani. Lojtari që më pëlqen më shumë këtu është Alex Baluta, i shpejtë dhe i furishëm. Ka nivel të lartë. Idhulli im është Marco Verrati. Trajneri ka besim te unë, bisedon shumë me mua dhe kjo më bën të shprehem më mirë. Në Rumani futbolli ka më shumë seriozitet se në Norvegji. Këtu janë të drejtpërdrejtë, nëse humbet të vihen në dukej gabimet”, – analizon mesfushori. 22-vjeçari futet edhe në jetën e tij personale.

Ai flet për gruan dhe qenin e tij. “Jetoj në Iasi me gruan dhe qenin tim. Shikojmë shumë filma, nuk dalim shumë në qytet. Qyteti është i madh dhe ka njerëz të mirë. Vajzat? Janë të bukura, por nuk mund të flas për ta se do të më vriste gruaja. Nuk i kam parë aq mirë. Ushqimi rumun është në rregull. Supë me mish viç është i preferuari im”.

Qaka tregohet i sinqertë në lidhje me edukimin e tij. “Unë nuk e di se çfarë do të isha nëse nuk do të isha futbollist. Unë nuk kam bërë shumë shkollë. Familja është gjithçka për mua. Kushtet financiare nuk janë shumë të mira për familjen time.  Ata janë në pension, por nuk mund të jetojnë me pension. Dua të fitoj shumë para dhe t’i mbështes ata. Kjo është e vetmja dëshirë që kam”, – përfundon rrëfimin e veçantë Qaka. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan