”Mallkimi” i skuadrave amerikano-jugore në Kupën e Botës

Pas eliminimit të Uruguait dhe Brazilit të premten, Kupa e Botës tashmë është një çështje krejtësisht europiane. Edhe pse Brazili, Argjentina dhe Uruguai kanë së bashku 9 trofe në këtë kompeticion, asnjë skuadër nga Amerika e Jugut nuk e ka fituar Kupën e Botës në Europë, që prej vitit 1958 kur Brazili mundi Suedinë 5-2 në finale, falë edhe një 17-vjeçari fenomenal, që më pas do të konsiderohej edhe si lojtari më i mirë në historinë e futbollit, Pele…

Por ajo histori është tashmë 60-vjeçare… Që prej atëherë kontinenti i vjetër e ka organizuar Kupën e Botës plot 7 herë, përfshi edhe turneun e sivjetshëm, në vitet 1966, 1974, 1982, 1990, 1998, 2006 dhe 2018.

Në këto 7 raste, vetëm 2 herë skuadra nga Amerika e Jugut kanë arritur në finale, Argjentina në vitin 1990 (e mundur 1-0 nga Gjermania) dhe Brazili në vitin 1998 (i mundur nga Franca 3-0). Ndërsa vetëm një skuadër tjetër ka arritur deri në gjysmëfinale, Brazili në vitin 1974.

Edhe në Botërorin e fundit të organizuar në Europë, atë të vitit 2006 në Gjermani, 4 gjysmëfinalistet ishin të gjitha “vendase”: Gjermania, Italia, Franca dhe Portugalia. Sivjet, vetëm Franca është sërish në këtë fazë të turneut nga ai grup, bashkë me Belgjikën, Kroacinë dhe Anglinë.

Nga ana tjetër, edhe skuadrat europiane nuk është se kanë pasur shumë sukses në tokën e Amerikës Latine. Përveç Gjermanisë katër vjet më parë, e cila ngriti kupën në Brazil duke mundur Argjentinën 1-0 në finale, asnjë skuadër tjetër nga kontinenti i vjetër nuk ka arritur të triumfojë përtej Atlantikut.

Ndërsa në “tokë asnjëanëse” dy kontinentet janë të ndarë në barazim, me Brazilin fitues në Kore e Japoni në vitin 2002, dhe Spanjën kampione në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

Për të thyer këtë mallkim, amerikanojugorët do të duhet të presin 12 vjet apo më shumë, pasi dy Botërorët e ardhshëm do të zhvillohen në Azi (Katar 2022) dhe Amerikën e Veriut (Kanada-SHBA-Meksikë 2026)./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan