REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Vazhdon shou në NBA

Mami Heat dhe Portland Trail fitore me vetëm 1 pikë

8 Janar 2018 11:07

Gjatë natës së sotme emocionet në NBA u lanë për në sekondat e fundit. Miami Heat dhe Portland Trail Blazers vuajtën jo pak ndaj rivalëve të tyre e triumfuan vetëm falë 1 pike më shumë.

Fitorja ishte shumë e vuajtur për Miami-n që mundi Jazz 102-103 dhe konsolidon vendin e pestë në Lindje. Njeriu i cili i dha suksesin ekipit ishte Josh Richardson që realizoi koshin për Heat.

Jazz patën shansin aksionit të fundit, por Mitchell shpërdoroi. Në total ai realizoi 27 pikë. Kjo ishte  fitorja e katërt radhazi për Miami-n dhe humbja e tretë radhazi për Utah.

Kurse Portland Trail Blazers fitoi 110-111 kundër San Antonio Spurs falë Mccollum, i cili është arkitekti i fitores, falë 2 pikëve të shënuara në më pak se 6 sekonda nga fundi i lojës.

Për Spurs, që tani ndiejnë kërcënimin nga ekipet e tjera në renditje në vendin e tretë në Perëndim, shënuan 30 pikë Aldridge dhe 26 Ginobili.

Në sfidat e tjera, New York Knicks mundën Dallas Mavericks me rezultatin 100-96, falë 29 pikëve të Porzingis-it. Kjo është një fitore me rëndësi e njujorkezëve në transfertë.

Oklahoma City u mund në shtëpi 100-114 falë.

Një Westbrook i jashtëzakonshëm nuk i mjaftoi Oklahoma-s për ta fituar lojën. Basketbollisti realizoi për të 14-ën herë në këtë sezon tripletë, këtë herë 26 pikë, 10 ribaunde dhe 11 asiste.

Suns u udhëhoqën nga Booker (26 pikë) dhe morën kontrollin e takimit në periodën e tretë.

Atlanta Hawks e pati të vështirë që t’i bënte ballë Los Angeles Lakers për më shumë se 10 minuta. Ata u mundën në shtëpi 113-132.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rezultate befasuese

Houston trondit Warriors, Oklahoma shpartallon Cavaliers

21 Janar 2018 10:12

Golden State ra në Houston. Rockets fituan me rezultatin 116-108 kundër Warriors. Në ndeshjen më të pritur të NBA-së, vendi i parë në Konferencën Perëndimore, nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj vendit të dytë dhe pa t’i ndërpritej ecuria e 4 fitoreve radhazi.

Suksesi i vendasve erdhi falë dyshes Chris Paul, 33 pikë, 11 asiste dhe James Harden me 22 pikë.

Për Golden State, Curry (19 pikë), Durant (26) dhe Green (21) nuk mundën të bënin dot asgjë.

Cleveland Cavaliers pësoi një humbje të rëndë nga Oklahoma Thunder, e cila ishte e papërmbajtshme në parket.

Për fitimtarët u dalluan Westbrook, 23 pikë dhe 20 asiste, Adams, 25 pikë dhe 10 ribaunde dhe Anthony, 29 pikë dhe 10 ribaunde dhe sidomos i zakonshmi Paul George me 36 pikë.

Zhgënjim për LeBron James (18 pikë) dhe Isaiah Thomas (24). Cleveland gjithsesi ngelet në vend të tretë në Konferencën Lindore.

Në sfidat e tjera Chicago Bulls mundi Atlanta Hawks 113-97, kurse Miami Heat ia doli me vetëm një pikë më shumë kundër Charlotte Hornets (106-105).

Një ndalesë e keqe për Milwaukee Bucks që u mundën nga Philadelphia 76ers 94-116.

Një tjetër garë shumë e luftuar ishte ajo midis Toronto Raptors dhe Minnesota Timberwolves 109-115.

Kundër ishte vendi i katërt në Perëndim ndaj vendit të dytë në Lindje me fitimtarë të parët.

Ndërsa Utah Jazz befasoi me suksesin ndaj Los Angeles Clippers 113-125.

Në sfidën e fundit, siç ishte parashikuar Portland Trail Blazers mposhti, jo pa vështirësi Dallas Mavericks 108-117. Blazers konfirmohen ekipi i gjashtë më i mirë i Konferencën Perëndimore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Raptors rikthehen te fitorja, Lakers të pafuqishëm ndaj Thunder

Golden State i pakapashëm, Hawks fitore të çmendur

18 Janar 2018 11:22

Golden State nuk di të ndalet. Viktima e radhës është Chicago Bulls. Të udhëhequr nga “Splash Brothers” (Thompson 38 pikë, Curry 30) Warriors mundën Bulls 119-112 dhe siguruan fitoren e 14-të radhazi në transfertë. Ndeshja ishte e  ekuilibruar deri në përfundim të pjesës së parë. Ndërkohë me nisjen e periodës së tretë, kampionët u bënë të papërmbajtshëm dhe vulosën suksesin. Me Mirotic (24 pikë) , Bulls u përpoqën që ta rihapnin lojën në periodën e fundit, por kurrë nuk ia dolën që t’u afroheshin rivalëve. 

Njeriu i ndeshjes doli Klay Thompson me 38 pikë dhe 7 tripleta nga 13 të realizuara. Shumë mirë edhe Curry (30 pikë dhe 9 ribaunde), ndërsa Kevin Durant ndalet në 19 pikë, 8 ribaunde dhe 7 asiste.

Toronto mundi në shtëpi Detroit dhe ringre kështu kokën pas dështimeve ndaj Godlen State dhe Philadelphia-s. Raptors triumfuan 96-91 në “Air Canada Center” ndërsa në parket pati edhe një sfidë interesante midis Valanciunas e Drummond. Lituanezi i Toronto-s realizoi 17 pikë dhe 16 ribaunde kurse qendra e Pistons 25 pikë dhe 17 ribaunde.

San Antonio zbuloi 2 orë para nisjes së takimit se Kawhi Leonard nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Por prapë ata fituan në përballjen kundër Brooklyn Nets me rezultatin 100-95. U dalluan në parket LaMarcus Aldridge me 34 pikë dhe 8 ribaunde, si edhe Patty Mills me 25 pikë, por gati perfekt me 3 pikëshet me 7 të realizuara nga 8. Nets nuk u mjaftuan 20 pikët e Allen Crabbe dhe 18 pikët e Joe Harris.

Ndeshja që dhuroi më shumë emocione ishte Atlanta - New Orleans 94-93. Pelicans u duk se e kishin në kontroll takimin dhe për tri perioda kryesuan, por Hawks u ngjallën në periodën e fundit. Në fund, loja e bë mjaft e luftuar. Ai që vendosi fatin e saj ishte Kent Bazemore (20 pikë) që 2 sekonda nga fundi shënoi koshin që bëri të shpërthente “Philips Arena e” dhe i dhuroi Atlanta fitoren e dytë radhazi.

Për Oklahoma Thunder ishte e lehtë që të mundte Los Angeles Lakers 114-90. Westbrook (19 pikë, 6 ribaunde, 7 asiste) dhe shokët e tij e mbyllën takimin me +24 pikë. Los Angeles Clippers vazhdojnë të fitojnë dhe të ngjiten në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Suksesi i tyre i pestë radhazi erdhi në “Staples Center” të Denver, ku ata mundën Nuggets 109-104. Në nëntë takime, Miami Heat ka marrë 8 fitore.

Paraqitja më e mirë sezonale e Whiteside (27 pikë) i dha atyre fitoren ndaj Milwaukee Bucks 106-101. Bucks kanë humbur brenda katër ditëve dy herë ndaj Heat. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105.

Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105. Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nata e NBA-së sjell surpriza

New Orleans trondit Celtics, bien Timberwolves dhe Suns

17 Janar 2018 11:14

New Orleans Pelicans luftuan fort dhe në shtesë arritën që të mundin Boston Celtics 116-113.

Një fitore e mrekullueshme për vendasit, të cilët triumfuan ndaj kryesuesve të Lindjes, që kapitulluan pas 7 fitoreve radhazi.

U dallua për Pelicans, Anthony Davis, i cili realizoi 45 pikë dhe 16 ribaunde dhe i dha ekipit fitoren e tretë radhazi.

Boston “KO” pavarësisht se Kyrie Irving realizoi 27 pikë kurse Jaylen Brown e Marcus Smart nga 16.

 Në “Amway Center” të Orlandos, Magic rigjetën një fitore e cila mungonte që prej 29 dhjetorit dhe ndërprenë një seri negative prej shtatë humbjesh, duke mundur Minnesota Timberwolves 102-108.

Pas pesë fitoreve radhazi ra Minnesota, që megjithatë vazhdon të ngelet ekipi i katërt më i mirë në Perëndim.

Në “Pepsi Center” të Denver fituan Nuggets kundër Dallas Mavericks me rezultatin 102-105.

U dallua serbi Nikola Jokic i cili realizoi 29 pikë dhe 18 ribaunde, që e bëjnë lojtarin e ndeshjes.

Dallas u përpoq shumë, me Dennis Smith Jr. 25 pikë dhe Harrison Barnes (17 pikë) dhe Devin Harris (16 pikë), por ngelet në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit pas humbjes së dytë radhazi.

Nuggets të shtatët në Perëndim ngrenë kokën pas “KO” të fundit nga San Antonio Spurs.

 Në “Moda Center” të Portland, Blazers, të tetët në Perëndim, rigjetën suksesin pas tri humbjeve radhazi duke mundur Phoenix Suns, që shkojnë në 3 “KO” radhazi.

 Suksesi i Portland-it erdhi falë treshes Damian Lillard (31 pikëi), Cj McCollum (27 pikë) dhe Al Farouq Aminu (14 pikë dhe 9 ribaunde).

Phoenix nuk ia doli dot, edhe pse basketbollisti i tyre Devin Booker doli më i miri i lojës me 43 pikë, 6 ribaunde dhe 8 assite.

Suns tani janë të 11-tët në Perëndim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Humbja e katërt për Cavs, edhe Toronto zhgënjen

Golden State nuk gabon ndaj Cavaliers, "KO" Rockets dhe Heat

16 Janar 2018 10:37

Ka qenë speciale nata e radhës e NBA-së.

Gati 12 orë radhazi basketboll pa pushuar fare. Kampionati më i bukur i basketbollit në botë, përkujtoi 50 vjetorin e një prej momenteve më të trishta të historisë amerikane me vrasjen e aktivistit dhe liderit për të drejtat civile të afro-amerikanëve, Marthin Luther King.

Në “Martin Luther King Day” u luajtën 11 takime emocionuese,  ku veçohet suksesi i Golden State Warriors kundër Cleveland Cavaliers me rezultatin 118-108.

Në derbin e New York-ut, fitues janë Knicks që triumfojnë ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 119-104.

Warriors morën fitoren e dytë sezonale kundër Cavs të cilët pësuan humbjen e katërt radhazi me vendin e tretë që po u ikën nga duart.

Në “Barclays Center” Knicks me fitoren e arritur ngrenë sërish kokën pas 3 humbjeve radhazi.

San Antonio Spurs u befasuan në shtëpi nga Atlanta Hawks me rezultatin 99-102. Loja ishte e balancuar, por në fund Spurs u dorëzua.

Midis Charlote Hornets dhe Detroit Pistons ndeshja ka qenë e luftuar dhe e paqartë, ndërsa në 12 minutat e fundit, vendasit e shtuan ritmin dhe çuan avantazhin në +18 pikë.

Ndeshja përfundoi 118-107.

Toronto Raptors u mundën në shtëpi nga Philadelphia 76ers 111-117, por sërish vendin e dytë në Lindje e ka të siguruar.

Milwaukee Bucks mundën Washington Wizards në shtëpi 104-95. Mbreti i takimit ishte i zakonshmi Antetokounmpo (27 pikë, 20 ribaunde dhe 6 asiste).

Uria e Chocago Bulls nuk njeh kufij dhe rivali i radhës i mposhtur është Miami Heat, që u trondit në shtëpi 111-119.

Edhe Memphis Grizzlies morën fitore në transfertë, në sfidën kundër Los Angeles Lakers 114-123.

Në takimet e tjera, Sacramento Kings mundën Oklahoma City Thunder 88-95 kurse Indiana Pacers triumfoi ndaj Utah Jazz  109-94.

Pa Harden, Houston Rockets u shokua nga  Los Angeles Clippers 102-113. Kjo humbje brenda është e rëndë pasi rivalët e “Rockets”, Warriors tani fluturojnë në krye të Konferencës Perëndimore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment