Man City kërkon hakmarrje ndaj Tottenhamit, formacionet zyrtare

20 Prill 2019

Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Spurs në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 35-të në kampionatin anglez, e cila zhvillohet në Etihad nga ora 13:30.

Skuadra e Pep Guardiolas kërkon hakmarrje ndaj asaj të Mauricio Pochettinos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

READY AND RARING TO GO!!! 👊#MCITOT 🔵 #mancity pic.twitter.com/U4a5T8QzBA

— Manchester City (@ManCity) April 20, 2019

Me një fitore, City do t’i afrohej shumë titullit, në anën tjetër Spursave do t’i zbeheshin gjasat për kualifikim në Champions.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, Gundogan, De Bruyne, Foden, Bernardo, Sterling, Aguero.

Tottenham: Gazzaniga, Foyth, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen (C), Davies, Dier, Eriksen, Dele, Lucas, Son.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com