Man City – Real Madridi, përballja e sulmit dhe mbrojtjes më të mirë në Evropë

01 Gusht 2020

Manchester City dhe Real Madridi po presin ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, takim që zhvillohet më 7 gusht në Etihad Stadium .

Skuadra e Pep Guardiola mund të ketë humbur titullin e Ligës Premier ndaj Liverpoolit këtë sezon, por ata përsëri treguan armën e tyre të fortë sulmin, pasi mbyllën sezonin si skuadra më e frytshme e Evropës me 102 gola, duke mposhtur Bayern Munich me 100 gola.

Prandaj, në Etihad, sulmi më i mirë i Evropës, City, do të ndeshet kundër mbrojtjes më të mirë të kontinentit, asaj të Real Madridit.

Lexo po ashtu: Problem për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Manchester City – Real Madrid: Britania merr vendim që udhëtarët nga Spanja duhet të futen në karantinë

Los Blancos siguruan titullin në La Liga bazuar në ekuilibër, duke filluar nga Thibaut Courtois dhe duke shkuar deri te Karim Benzema në krye të fushës.

Dy qasje të ndryshme do të jenë në shfaqje në Etihad, me Guardiolan dhe Zidanen duke përdorur forcat e skuadrave të tyre përkatëse për të formuar një ekip që është i aftë të fitojë.

Francezi, pa Cristiano Ronaldo dhe me Benzema si golashënuesi më i mirë i tij, e kuptoi që Real Madridi do të duhej të luante ndryshe pa superyllin portugez.

Rezultati është një ekip që shënon gola, duke arritur në 70, por më e rëndësishmja i mban ato në skajin tjetër, me Los Blancos që pranon 25 gola në krahasim me Cityt që ka pranuar 35 gola.

Në fakt, Liverpooli ishte në gjendje të fitonte titullin përpara Cityt pasi kishte shënuar më pak gola (85) dhe pranoi vetëm dy gola më pak.

City nuk e ka ndërtuar sulmin e tyre në bazë të asaj që ata mund të mbyllin ekipet pasi të shënojnë, siç është rasti me Real Madridin.

Në fakt, Raheem Sterling ishte golashënuesi më i mirë i klubit anglez me 20 gola, një më pak se Benzema, i cili përfundoi pas Lionel Messit në garën për Pichichi.

Dallimi i madh është se City ka pasur mjaft lojtarë të tjerë që kanë shënuar gola: Sergio Aguero shënoi 16 gola, Gabriel Jesus 14, ndërsa Kevin De Bruyne shënoi 13.

Pastaj vjen edhe Riyad Mahrez me 11 gola. Guardiola kishte gjithsej 13 golashënues, me lojtarët e tjerë që shënuan si Bernardo Silva dhe David Silva me nga gjashtë gola, Phil Foden pesë, Rodri Hernandez me tre gola, Ilkay Gundogan dhe Nicolas Otamendi me nga dy dhe Kyle Walker dhe Aymeric Laporte nga një.

Real Madridi në të vërtetë kishte më shumë lojtarë që kontribuuan në drejtim të golave, me 21 lojtarë. Vetëm Eder Militao dhe Brahim Diaz nuk arritën golin.

Lexo po ashtu: Katër dyshimet që Zidane duhet t’i zgjidhë para ndeshjes kthyese ndaj Man Cityt

Por, ndryshimi është se golashënuesi i dytë i Los Blancos ishte një mbrojtës, Sergio Ramos me 11 gola, i ndjekur nga Casemiro dhe Toni Kroos me nga katër.

Golat e ekipit të Zidane shpërndahen si më poshtë: Vinicius Junior dhe Marco Asensio nga tre gola, Rodrygo Goes, Luka Jovic, Gareth Bale dhe Lucas Vazquez nga dy dhe Eden Hazard dhe Mariano Diaz nga një.

Isco dhe James Rodriguez, të cilët mund të krahasohen me De Bruyne për sa i përket pozitës që luajnë, shënuan secilën nga një gol, ndërsa Luka Modric shënoi tre gola dhe Fede Valverde dy tjerë.

Real Madridit i duhet të shënojë dhe të mos pranojnë për ta mbajtur Cityn jashtë. Për ndeshjen, megjithatë, Zidane shpreson të ketë Hazard në gjendje tip-top, për të mos përmendur opsione të tjera përpara si Vinicius dhe Asensio. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan