Man City refuzon Real Madridin dhe Interin për Agueron

22 Maj 2020

Manchester City është i vendosur të mbajë yllin e tyre, Sergio Aguero, i cili u lidh me një largim këtë verë nga Etihad.

Aguero ka vetëm edhe një vit pas përfundimit të sezonit në marrëveshjen e tij të tanishme dhe flitej se mund të largohej nga City për sezonin e ardhshëm.

Gazetari Nicola Schira i Gazzetta dello Sport raporton se gara për yllin argjentinas ishte mes dy klubeve të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu: Sot tetë vjet më parë, Sergio Aguero shënoi golin më dramatik në historinë e Ligës Premier

Sipas Schira, Real Madridi i është bashkuar Interit këtë javë në tentim për të rrëmbyer Agueron nga City këtë verë.

Sidoqoftë, të dy gjigantët morën përgjigje të shkurtër nga kampioi aktual anglez.

Lexo po ashtu: De Jong: Aguero është njëri nga sulmuesit më të mëdhenj, i frikëson mbrojtësit kundërshtar

City është i vendosur ta mbajë edhe më tutje reprezentuesin e Argjentinës në Etihad.

Në të vërtetë, fjalët i janë dërguar menaxhmentit të Agueros duke iu thënë se nuk ka asnjë mënyrë që City të marrë parasysh ofertat për të këtë verë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan