Man United bën gati 60 mln euro për yllin e Fiorentinës

14 Tetor 2018

Problemet në mbrojtje kanë detyruar drejtuesit e klubit të Manchester United të hidhen në sulm për një lojtar të ri për të gjetur stabilitet në këtë repart. United është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkoviç. Jose Mourinho ishte duke ndjekur fitoren e Serbisë mbi Malin e Zi këtë javë dhe u supozua se ai ishte atje për të zbuluar mesfushorin e Lazio-s, Sergej Milinkoviç-Saviç. Megjithatë, “La Nazione” këmbëngul se ai ishte atje për të parë nga afër mbrojtësin e Fiorentinës, Milenkoviç, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit. Ai sapo mbushi 21 vjeç këtë javë dhe verën e vitit 2017 Partizani Beogradit e shiti për shifrën e 5 milionë eurove te klubi italian.

Milenkoviç është në kontratë deri në vitin 2022 dhe deri tani ka grumbulluar tetë ndeshje për Serbinë, duke përfshirë edhe performancën në Kupën e Botës 2018. Edhe nëse propozimi prej 60 milionësh i sugjeruar nga mediat angleze do të vinte në drejtim të Fiorentinës, klubi italian beson se mund të fitojnë më shumë për të verën e ardhshme dhe nuk janë gati ta shesin në janar. Kohët e fundit në një intervistë për mediat italiane Nikola Milenkoviç u shpreh se është i lumtur te “Vjollcët” dhe nuk e mendon largimin, pavarësisht ofertave të rëndësishme. /EDS/

*******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan