Manaj flet hapur: Nuk jemi ende skuadër

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Tetor 2018 22:04
Nuk fshihet

Sulmuesi i kombëtares Rey Manaj, tha pas ndeshjes kundër Jordanisë se skuadra duhet të punojë shumë për të merituar rezultatet ndërsa bëri thirrje për më shumë bashkëpunim brenda grupit. “Nuk jemi ende një skuadër, duhet të mësohemi të luajmë për njëri-tjetrin, sepse nëse nuk e bëjmë këtë është e vështirë në fushë”.

Megjithatë, Manaj mendon se edhe Jordania ia bëri të vështirë Shqipërisë në “Elbasan Arena”. “Kemi bërë një ndeshje të mirë, skuadra e Jordanisë ishte vendosur mirë në mbrojtje dhe pavarësisht se nuk është një skuadër e madhe, e bëri të vështirë. Sepse kur të gjithë luajnë mbrapa është e vështirë të shënosh”, shtoi sulmuesi.  “Tani kemi ndeshjen e radhës në Izrael dhe duhet të shkojmë atje për të marrë tri pikët”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike