Manaj shënon, por nuk mjafton për Albacete

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 22:50
Eliminohen nga kupa

Rey Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës sërish me ekipin e Albacete. Këtë herë sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë në humbjen 2-3 ndaj Lugo në Kupën e Mbretit. Një humbje që u kushtoi rëndë, pasi u eliminuan nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Spanjë. Miqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh pas 6’ minutash lojë me anë të Lazo. Festa nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 11’ Ortuno barazoi shifrat. Ky fraksion u mbyll me avantazhin e Lugo, pasi mbrojtësi Herrero shkaktoi autogol (35’).

Manaj on Vidnews.

Me të filluar pjesa e dytë Manaj u fut në fushë në vend të Valderrama, por vendasit vuajnë shumë, pasi Lugo luan mjaft mirë në këtë pjesë. Pas një aksioni të shpejtë miqtë shënuan edhe golin e qetësisë me anë të Muniz duke i dhënë goditjen e nokautit (61’). Gjithsesi Albacete nuk dorëzohet dhe shënon golin e dytë me anë të Manajt, por kaq nuk mjaftoi, pasi ata u detyruan t’i thonë ‘lamtumirë’ Kupës për këtë sezon. Ky ishte goli i dytë sezonal për 21-vjeçarin që e ka nisur mirë aventurën në Albacete. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike