Mançester Junajtid i prish punë Liverpulit, futet në garë për mesfushorin e Bajern Mynihut

30 Gusht 2020

Mançester Junajtid i është bashkuar Liverpulit në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Bajern Mynihut, Tiago Alkantara. Spanjolli i’a ka bërë të ditur ekipit gjerman se nuk do të rinovojë dhe do të largohet pasi kërkon një aventurë të re.

Liverpuli mbetet favorit për të firmosur me Tiagon, por “The Sun” pretendon se edhe Mançester Junajtid është futur së fundmi në garë për shërbimet e mesfushorit. Për momentin “Djajtë e Kuq” po monitorojnë situatën e mesfushorit të Ajaksit, Doni Van De Bek por nëse dështon kjo pistë atëherë Mançester Junajtid do kërkojë Tiagon nga Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan