Manchester City aksidentalisht poston një video ku dëgjohet biseda mes Sterling dhe Sane, ku flitet për të ardhmen e gjermanit

17 Korrik 2019

Leroy Sane i ka vënë në siklet tifozët e Manchester City ku ka hedhur aksidentalisht një bombë për të ardhmen e tij me kampionët e Ligës Premier.

Ylli i Cityt, aktualisht 23 vjeç, ka qenë i lidhur me një lëvizje sensacionale drejt Bayern Munchen në muajt e fundit, por ende ka dyshime për të ardhmen.

City aksidentalisht e ka postuar një video në Twitter, gjatë stërvitjes së Pep Guardiolas, ku dëgjohet edhe një shkëmbim bisedash i shkurtër mes Sane dhe Raheem Sterling.

Sane në stërvitje te City (Foto: Manchester City/Twitter)

“Tani për tani unë nuk di asgjë”, i thotë Sane gjatë bisedës Sterlingut që e pyetipër të ardhmen.

Sterling, insistoi duke e pyetur se a do të shkojë te Bayern Munichut, duke i thënë: “Gjermani?”.

Sane e përfundon bisedën duke i thënë: “Do të tregoj pastaj”.

Nutmeg @LeroySane19 in China: ✅@DeBruyneKev's tour checklist is off to a lovely start ?

? #mancity pic.twitter.com/CT3LRaVmpd

— Manchester City (@ManCity) July 16, 2019

Biseda u ndërpre pasi Kevin De Bruyne ia futi topin ndër këmbë Sanes, një lëvizje që shpesh praktikohet në stërvitjet nga lojtarët.

Lexo po ashtu: City publikon mini-dokumentarin nga 30 ditë e fundit të fitimi të tripletës angleze

Kjo bisedë i ka bërë të lumtur fansat e Bayern Munich që e duan Sanen në klubin e tyre.

I think everybody did a good job and we need to work hard.

I’m happy with the performance for the first game of the season. I’m maybe a little bit more tired than happy.@DeBruyneKev ?

? #mancity pic.twitter.com/0ogh3IsCtf

— Manchester City (@ManCity) July 17, 2019

A ishte larguar nga Schalke në vitin 2016, është ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2021. City kërkon për të hiq më pak se 90 milionë euro.

Bayern janë në kërkim të lojtarëve të krahut pasi që Franck Ribery dhe Arjen Robben janë larguar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan