Manchester City mposht Shakhtarin në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve

18 Shtator 2019

Manchester City e ka mposhtur në udhëtim Shakhtar Donetskun me rezultat 0-3 në kuadër të fazës së grupeve në Ligës së Kampionëve.

Citizens shënuan golin e parë më anë të Riyad Mahrezit në minutën e 24-të, pas asistimit që pranoi nga Ilkay Gudogan.

Në përfundim të pjesës së parë, dyshja e Cityt i ndërruan vendet, pasi mesfushori gjerman e dyfishoi epërsinë (38’).

Shakhtar Donetsk vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me dy golat e shënuar, ndërsa e dyta kishte vetëm një të tillë.

Manchester City e mbylli ndeshjen me golin e realizuar nga Gabriel Jesus në minutën e 76-të, nga një asistim i Kevin de Bruynes.

Dinamo Zagrebi që e mposhti Atalantan 4-0 është lider i Grupit C me tri pikë, aq sa ka edhe kampioni i Ligës Premier në të dytin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan