Manchester City përjashtohet për dy vite nga Liga e Kampionëve dhe është gjobitur me 30 milionë euro

14 Shkurt 2020

Manchester City është dënuar nga UEFA me mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur 30 milionë euro.

Kjo pasi që klubi anglez është shpallur fajtorë për mashtrime serioze të organit drejtues të futbollit evropian (UEFA) dhe shkeljen e rregullave të Financial Fair Play.

City u shpall fajtor nga Organi i Kontrollit Financiar (CFCB) i UEFA-s se kishte fryrë të ardhurat e sponsorizimit, duke bërë paraqitje të të ardhurave me mospajtim me rregullat e FFP-së Financial Fair Play.

Manchester City banned from Champions League for two seasons over FFP https://t.co/khsGu4J5Sg

— The Guardian (@guardian) February 14, 2020

Kishte qenë revista gjermane Der Spiegel që në nëntor të vitit 2018 kishte postuar dokumente dhe email që lidheshin me këto shkelje.

E-mailet dhe dokumentet “e rrjedhura” shfaqën ato që kishte bërë pronari i Cityt, Sheik Mansour bin Zayed Al Nahyan, ku po financonte klubin me 67,5 milionë funte në vit, duke vënë emrin e kompanisë së tij në fanellën e klubit, pastaj edhe stadiumin dhe akademi.

BREAKING:
Man city have been banned from the UEFA Champions League for the next 2 seasons and pay a fine of € 30m!!?#ManCity pic.twitter.com/h6oCo5j9BM

— GoalsTV⚽️ (@goalstv3) February 14, 2020

FFP (Financial Fair Play) ishte prezantuar në vitin 2011 me qëllim të inkurajimit të klubeve të futbollit në të gjithë Evropën të mos mbingarkojnë pagat e lojtarëve, duke e kufizuar edhe shumën financiare që pronarët e klubeve mund të japin në klub për të mbuluar humbjet.

I pari i Cytyt, Mansour kishte financuar vetë klubin, duke bërë marrëveshje me Etihad (kompani e tij), dhe kjo çoi në pretendime serioz se City kishte mashtruar Organin e Kontrollit Financiar (CFCB) të UEFA-s, e cila është përgjegjëse për sigurimin e pajtueshmërisë me FFP. City nuk ka të drejtë të luajë në asnjë garë evropiane për sezonet 2020/21 dhe 2021/2022.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan