Manchester United 5-0 Club Brugge, notat e lojtarëve: Fred me notë fantastike

28 Shkurt 2020

Manchester United ka kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq kanë mposhtur me rezultat të thellë 5-0 Club Bruggen në ndeshjen kthyese.

Kësisoj pas 180 minutave të luajtura mes vete, United kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Bruno Fernandes. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Mesfushori brazilian Fred ishte më meritori për këtë fitore falë dy golave dhe një asistimi, duke marrë edhe notën më të lartë në ndeshje.

Te United me nota të larta u dalluan edhe McTominay, Juan Mata, Bruno Fernandes e Odion Ighalo.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Deli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com