Manchester United dhe Ole Gunnar Solskjaer mund të buzëqeshin, shtatë lojtarë kthehen nga dëmtimet

26 Mars 2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka pasur shumë probleme në ndeshjet e fundit, pasi pothuajse një skuadër e kishte të dëmtuar. 

Por gjatë kësaj pauze, ku luanin kombëtaret, ai ka marr një lajm të mirë, pasi që shtatë lojtarë janë kthyer nga dëmtimet.

Ata do të jenë gati për ndeshjen ndaj Watfordit që zhvillohet në ‘Old Trafford’.

Marcus Rashford, Luke Shaw, Nemanja Matic dhe Anthony Martial, që nuk ishin pjesë e kombëtareve, janë mirë dhe do të jenë gati për fundjavë.

Marcus Rashford duke festuar golin ndaj Watfordit në Old Trafford me bashkëlojtarët e tij (Foto: Getty Images)

Po ashtu edhe Eric Bailly, Matteo Darmian dhe Antonio Valencia, janë rikuperuar tërësisht.

I vetmi që ka dyshime është Romelu Lukakun, i cili pësoi dëmtim në grumbullim me Belgjikën.

Romelu Lukaku (Getty Images)

I vetmi nga të rëndësishimit që do të mbetet jashtë është Alexis Sanxhez, i cili ka një shqetësim në ligamentin e gjurit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com