Manchester United do të ofrojë 40 mln sterlina për yllin brazilian

Një nga nënshkrimet më interesante të Premier League verën e kaluar, Richarlison arriti në Watford si një i panjohur, por shumë shpejt fitoi zemrat e tifozëve. Ndërsa shumica e tifozëve anglezë të futbollit kurrë nuk kishin dëgjuar për të, ata që shihnin Serie A të Brazilit në mënyrë të rregullt, ishin të vetëdijshëm për klasin e tij. Duke luajtur nën drejtim e Marco Silva, i riu brazilian e kapi shpejt formacionin, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur dhe duke fituar admirues me një sërë performancash mbresëlënëse, por që nga largimi i mentorit të tij portugez, 20 –vjeçar humbi shkëlqimin e tij.

Përkundër problemeve të tij të fundit, ai mund të ngushëllojë veten me dijeninë se mund të fillojë një luftë mes klubeve të Premier League për të siguruar shërbimet e tij. Chelsea ka qenë shumë i lidhur me një lojtar të blerë për 11 milionë sterlina, por tani vlerësohet tre herë më shumë se kjo shifër, ndërsa garës i bashkohet edhe Manchester United. Paris Saint-Germain dhe Monaco janë përmendur gjithashtu si destinacione të mundshme. Deri më tani sulmuesi 20-vjeçar ka grumbulluar 33 ndeshje në Premier League, prej të cilave 30 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe 5 gola – të gjithë në fazën e parë të kampionatit.

Gjithashtu Jose Mourinho po monitoron edhe mesfushorin Jean-Michael Seri, i cili ka një klauzolë largimi prej 35 milionë sterlinash në kontratën e tij. Edhe Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Everton janë të gatshëm ta paguajnë atë. Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Équipe”, klubi i Ligue 1 thuhet se ka pasur një qëndrim formal ndaj Chelsea lidhur me një lëvizje verore për mesfushorin e Bregut të Fildishtë. Ndërkohë Jack Wilshere ka të ngjarë të largohet nga Arsenali këtë verë dhe Everton shpreson t’i japë atij një shtëpi të re. Diku tjetër, Danny Drinkwater po mendon të ardhmen e tij pas një sezoni të vështirë në “Stamford Bridge”. /EDS/