Manchester United fiton me lehtësi ndaj Brightonit

30 Qershor 2020

Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Mason Greenwood i kaloi Djajtë e kuq në epërsi me një asistim të Aaron Wan-Bissakas.

United vazhdoi me kĂ«tĂ« presion tĂ« lartĂ« ndaj vendasve, pasi shĂ«nuan edhe golin e dytĂ« me anĂ« tĂ« Bruno Fernandez (29’), qĂ« u shĂ«rbye mjaftĂ« mirĂ« nga Paul Pogba.

Brighton vs Manchester United (Foto: Alastair Grant Pool via Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këtë dy gola të shënuara, ndërsa në të dytën u shënuan edhe një tjetër.

Ishte sërish mesfushori portugez që u shfaq në listën e realizatorëve, pasi në minutën e 50-të shënoi golin e tretë për Manchester Unitedin dhe të dytin personal në ndeshje.

Brighton vs Manchester United (Foto: Alastair Grant Pool via Getty Images/Guliver)

Mysafirët kishin edhe disa shanse të mira shënimi, mirëpo u kënaq me këto tri gola të realizuara.

Pas javës së 32-të, Manchester United gjendet në pozitën e pestë me 52 pikë, dy më pak se Chelsea që është në pozitën e katërt.

Në xhiron e 33-të, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer do të ketë punë me Bournemouthin në Old Trafford. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com