Manchester United futet në garë për Hysajn

19 Qershor 2019

Manchester United ka shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn.

United janë të lidhur m disa mbrojtës krahu dhe sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, ata i kanë hedhur sytë kah Hysaj.

Shqiptari ka qenë njëri prej lojtarëve më të preferuar të Maurizio Sarrit kur ky drejtonte Napolin, por këtë sezon me ardhjen e Kevin Malcuit, shpesh ka qëndruar në bankë.

Elseid Hysaj në tentim për të ndalur Sadio Manen (Foto: Getty Images/Guliver)

Di Marzio shkruan se Napoli po punon ende që ta sjell mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Kieran Trippier, për të cilin ka interesim edhe nga Juventusi.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Elseid Hysaj

Hysaj më herët ka qenë i lidhur me Chelsea, Atletico Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan