Manchester United kthehet te fitoret në Ligën e Evropës

24 Tetor 2019

Manchester United ka triumfuar në Beograd duke e mundur Partizanin me rezultat 1-0.

Djajtë e Kuq e nisën mirë takimin, pasi rrezikuan me Scott McTominay që në minutën e 16-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Jesse Lingard në minutën e 33-të me goditi shtyllë, e që ishte një paralajmërim për golin.

Takuma Asano e Scott McTominay . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Në minutën e 42-të, United fitoi penallti.

Martial penalty 1-0 #MUFCpic.twitter.com/wyeoPdsUgl

— Man Utd Goals 🎦 (@UtdGoals) October 24, 2019

Nga pika e bardhë i saktë ishte Anthony Martial, që shënoi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Anthony Martial . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat u munduan nuk kishte më gola.

Pas kësaj fitoreje Manchester United ka shtatë pikë dhe është lider i grupit. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com