Manchester United me pasoja të mëdha në financa, rritet borxhi i klubit

21 Maj 2020

Pasoja ekonomike të ndërprerjes së kampionateve të futbollit prej coronavirusit po ndihen jo vetëm te klubet e vogla, por dhe te superfuqitë e futbollit.

Mediat e huaja raportojnë se borxhi i Manchester United është rritur me 42 për qind nga 203 milionë euro në 525 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë te kompanitë transmetuese të ndeshjeve të Ligës Premier rreth 18 milionë euro për shkak të ndryshimit të datave.

Barcelona dhe Roma po ashtu kanë zbuluar se po pësojnë humbje të mëdha financiare për shkak të rritjes së borxheve prej ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike.

Në këtë situatë, shumë klube kanë reduktuar pagat e lojtarëve dhe punonjësve. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com