Manchester United merr një barazim ndaj AZ Alkmaarit

03 Tetor 2019

Manchester United ka marr një barazim ndaj AZ Alkmarrin, në një ndeshje pa gola.

Anglezët nuk treguan pothuajse agjsë në këtë takim, duke mos gjuajtur asgjë gjuajtje në portë.

Në anën tjetër holandezët shënuan në që në minutën e 11-të, por që u anulua për pozitë jashtë lojës.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Në pjesën e parë nuk kishte raste të tjera.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutat 76 dhe 77, Oussama Idrissi ishte afër golit për në të dy rastet David de Gea ishte në vend.

Juan Mata . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Jesse Lingard ka pasur rast të mirë, por goditja e tij shkoi jashtë.

Me këtë barazim Manchester Uniden është lider në grup me 4 pikë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com