Manchester United vendos ”censurën”: Mos e kritikoni Mourinhon

Mirë apo e keq, e rëndësishme të flitet? Jo, këtë herë jo, më mirë të mbahet një profil i ulët. Gjithashtu për shkak se për të krijuar polemika mjafton ai, Jose Mourinho, Special One, edhe më i veçantë se zakonisht kur bëhet fjalë për debatet me gazetarët dhe kolegët. Dhe duke pasur parasysh se ndoshta portugezi flet shumë, në Mançester kanë vendosur të … heshtin të tjerët. Për më tepër, ish-lojtarët që janë të gatshëm për të thënë mendimin e tyre rreth gjendjes që po kalon ekipi. Giggs, Neville dhe shumë të tjerë, secili në javët e fundit kanë shprehur një mendim, sidomos negativ, mbi teknikun. Por dikush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë… sipas kontratës.

Mirror raporton se Manchester United ka dërguar një email tek “ambasadorët” e saj, duke ju kërkuar të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për Mourinho-n. Sipas tabloidit, në mesin e lojtarëve, që janë paralajmëruar ndodhen edhe disa ish-futbollistë që klubi i përdor për të përcjellë imazhin e saj në të gjithë botën. Ndër më të famshmit janë edhe djemtë Calypso, Dwight Yorke dhe Andy Cole. Një tjetër ambasador është Bryan Robson, i cili si ish-kapiten ka kërkuar publikisht ti jepet kohë portugezit  për të zgjidhur situatën. Në Azi, imazhi i Djajve të kuq i besohet Ji-sung Park, i cili ende nuk është shprehur në këtë drejtim.

Qëllimi është të jepet një sinjal i fortë nga drejtuesit, për të shmangur mundësinë që lojtarët që janë në kontakt të drejtpërdrejt me Manchester United, të kritikojnë punën e Mourinho-s. Me pak fjalë brenda Old Trafford, të gjitha duhet të jenë dakord me portugezin. Por ai ishte i nevojshëm ky vendim? Ndoshta po, duke pasur parasysh se në fund të sezonit të kaluar Dwight York e ka kundërshtuar ashpër Mourinho-n, duke kritikuar qasjen e tij “jo në përputhje me traditën” dhe, edhe më keq, duke argumentuar se Guardiola do të kishte fituar titullin me United. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan