Manchester Unitedi dhe Arsenali e duan James Rodriguezin

05 Korrik 2020

Ylli i Real Madridit, James Rodriguez pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin anglez të njohur si Liga Premier.

Kolumbiani po përjeton ditë jo të mira te Real Madridi dhe po luan pak ndeshje për skuadrën nga Santiago Bernabeu.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Los Blancos të mendojnë shitjen e lojtarit këtë verë, për të mos e lejuar të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu: Pesë top lojtarë futën në vitin e fundit të kontratës, Reali ende nuk ka filluar negociatat për të rinovuar me ta

Megjithatë, skuadrat e interesuara për lojtarin nuk mungojnë dhe James mund të transferohet në Ligën Premier.

Sipas gazetës Marca, Manchester Unitedi dhe Arsenali po e mbajnë nën vëzhgim situatën e mesfushorit të Real Madridit.

Lexo po ashtu: James Rodriguez dëshiron transferimin te rivalët e urryer të Real Madridit

Unitedi dhe Arsenali nuk janë klubet e vetme që duan Rodriguezin, pasi edhe Napoli dhe Atletico Madridi janë gjithashtu të interesuar për 28-vjeçarin.

Presidenti i Mbretërve, Florentino Perez kërkonte rreth 45-50 milionë euro për lojtarin, por tani thuhet se është gati ta shesë për 25 milionë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan