Manchester Unitedi e do transferimin e Coutinhos dhe Rakiticit

17 Qershor 2019

Manchester Unitedi po planifikon që në verë t’i bëjë disa transferime, gjersa tashmë ka larguar disa lojtarë nga skuadra.

Djajtë e Kuq e mbyllën sezonin e kaluar në mënyrë jo të mirë, pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier, për të mos arritur kështu të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar bordit të klubit që në verë ta transferojnë Philippe Coutinhon dhe Ivan Rakiticin nga Barcelona.

Ivan Rakitic, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Braziliani nuk është më në planet e skuadrës katalunase, andaj po mendojnë që në këtë verë ta shesin për një shumë rreth 130 milionë euro.

Lexo po ashtu: Pesë zëvendësuesit e mundshëm të Pogbas te Manchester Unitedi

Të njëjtin fat pritet ta ketë edhe Ivan Rakitici, i cili ka kohë që po lidhet me një largim nga Camp Nou, kështu që mund të transferohet te Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq i shohin dy anëtarët e Barcelonës si zëvendësues të Paul Pogbas që pritet të largohet dhe Ander Herreras tashmë të larguar nga Old Trafford. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan