Mancini objektivi i madh i Romës për mbrojtjen, Monchi takohet me drejtuesit e Atalantës

10 Janar 2019

Gianluca Mancini është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Serie A.

Qendërmbrojtësi italian ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën zi kaltër të Atalantës.

Roma, Inter, Juventus, Milan e Napoli janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e talentit italian.

Klubi nga kryeqyteti italian duket më afër lojtarit, pasi tanimë drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur një takim me drejtuesit e Atalantës.

Gianluca Mancini. (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Roma është e gatshme të ofrojë qysh tani 25 milionë euro për futbollistin dhe ta lë atë në Bergamo deri në qershor.

Giallorosët e duan menjëherë lojtarin, por problemi qëndron tek Atalanta që nuk dëshiron largimin e tij në janar.

Tani drejtuesit e dy skuadrave po punojnë për ta mbyllur tani marrëveshjen, që Mancini t’i bashkohet Romë në verë.

22-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 14 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com