Mancini: Pirlo është shumë me fat

10 Gusht 2020

Roberto Mancini ka thënë se Andrea Pirlo është shumë me fat që është emëruar trajner i Juventusit, derisa e ka uruar për postin e ri.

Ish-mesfushori në javën e kaluar u emëruar strategu i ri i Zonjës së Vjetër, pasi këta të fundit e shkarkuan Maurizio Sarrin shkaku i eliminimit që i bëri Lyoni në Ligën e Kampionëve.

“Pirlo është shumë me fat që e ka filluar karrierën si trajner në maja. Unë kam filluar trajneri si trajner i Fiorentinës, por në një skuadër si Juventusi”, ka thënë Mancini.

Andrea Pirlo (Foto: Juventus/Twitter)

“Po bëjë shaka, por nuk isha duke shikuar për një skuadër të madhe, pasi do të bëja edhe unë si Andrea”.

“Ai di shumë gjëra rreth futbollit. Ai dhe Daniele de Rossi ishin të zotët si lojtar dhe do të kenë sukses edhe si trajner”.

“Unë i dëshiroj shumë fat atij dhe të gjithë sytë në Itali do të jenë nga ai dhe puna e tij”, ka shtuar më tej trajneri italian. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com