Mancini zbulon planet dhe pranon: E kisha ëndërr Kombëtaren

45 minuta në konferencë për shtyp, një pejsë loje. Dikur në fushë, sot në stol. Dhe sipas vetë Roberto Mancini-t, në stolin më të madh të mundshëm. Menjëherë do të duhet t’i vihet punës pasi Italia zhvillon pas tri javësh miqësoren e parë kundër Arabisë Saudite, e më pas ndjekin sfidat ndaj Francës dhe Holandës. “Jam mjaft i emocionuar, të bëhesh trajner i Kombëtares nuk është diçka banale. Falenderoj drejtuesit që më kanë bërë të kuptoj se më donin 100%. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë. Jam shumë krenar për këtë. Herën e parë që shkela në Coverciano isha 14 vjeç në vitin 1978, tani kthehem si trajner dhe për këtë jam i lumtur. Edhe prindërit e mi besoj janë krenar me mua. Falenderoj të gjithë trajnerët që më kanë stërvitur kur isha lojtar dhe që më kanë ndihmuar të bëhem edhe trajner më i mirë”, tha Mancini.

Ndryshe nga disa kolegë të tjerë që nuk i bindte kombëtarja “e kaltër”, Mancio nuk kishte dyshime dhe e shpjegon mjaft mirë këtë. “Ky është synimi maksimal për të gjithë trajnerët. Ka momente në karrierë që duhet të marrësh një vendim. Unë kam vite që drejtoj klube dhe mendoj se ka ardhur momenti i duhur. Duhet bërë diçka për kombëtaren, mungesa në Botëror është një goditje e rëndë për tifozët. Të gjithë trajnerët e synojnë këtë pozicion dhe mendova se ishte çasti i duhur”.

“Gjëja më e bukur e kombëtares është se nuk duhet të dalësh e të kërkosh për të blerë lojtarë. Edhe në çastet e vështira në Itali mund të gjesh lojtarë cilësorë. Balotelli? Do të flas me të dhe me shumë gjasa do ta grumbulloj, duam të shohim në formë si në Europianin me Prandelli-n. Kemi folur edhe për përfshirjen e Pirlo-s në staf, por duhet të presim se çfarë do të thotë ai. Do të flasim edhe me Buffon-in por tani nuk kemi kohë për të humbur. Dua ta rikthej Italinë aty ku e meriton: në majë të Botës dhe Europës. Kemi fituar pak Europianë. Nuk do të jetë e lehtë, do të na duhet të bëjmë shumë punë por mund t’ia dalim”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan