Mandzukic ”gjobit” policin, festë e madhe në Zagreb

Nënkampionët e botës janë pritur sikur të ishin shpallur kampionë sapo janë kthyer në shtëpi pas aventurës historike në Kupën e Botës. Kombëtarja kroate humbi finalen kundër Francës 4-2 por fitoi zemrat e tifozëve neutralë në mbarë botën me arritjen fantastike që la pas suksesin e vendit të tretë në vitin 1998.

Mijëra vetë u mblodhën në sheshin qendror të Zagrebit për të pasur mundësinë që të shihnin heronjtë e tyre, por qindra të tjerë i shoqëruan edhe gjatë udhëtimit nga aeroporti. Ndërsa sulmuesi Mario Mandzukic u fotografua duke i dhënë një autograf mbi helmet një polici…

Mandzukic shkaktoi autogolin që i dha avantazhin Francës në finalen e së dielës, e më pas shënoi golin e dytë të skuadrës së tij për t’i dhënë pak shpresë. Por edhe pse pa trofeun në duar, ai dhe shokët e skuadrës kanë ndjerë dashurinë e bashkëkombasve të tyre, si të ishte përqafimi i ngrohtë i presidentes Grabar-Kitarovic pas ndeshjes./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan