“Manita” medaljesh në Europian, “ringjallet” shtanga kuqezi

12 Prill 2019
“Manita” medaljesh në Europian, “ringjallet” shtanga kuqezi

Skandali që kishte mbërthyer shtangën kuqezi, ku dopingu ishte shndërruar në një fenomen shkatërrues, thuajse zbehu këtë sport elitarë. Tronditja ishte aq e madhe sa pas çdo suksesi sa do madhështor, askush të mos reagonte apo në rastin më të mirë festonin nën zë. Shtaga kuqezi konfirmoi edhe një herë se është sporti me elitar në Shqipëri, i vetmi sport që arrin të ngjis flamurin shqiptar në majën e podiumit.

Brikeni

Në Batum të Gjeorgjisë, peshëngritësit shqiptar dhuruan një tjetër paraqitje fantastike, duke siguruar 5 medalje: 1 ar, 2 argjend dhe 2 bronz. Historia është e njëjtë, asnjë reagim zyrtar, asnjë ceremoni, as dhe një status, askush nuk feston për këtë arritje të jashtëzakonshme, e kaluara e freskët i ndalon ta bëjnë diçka të tillë.

Calja

E vetmja që e pamohueshme është klasi dhe shpirti i madh i Briken Caljas, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, sërish arritën të ngjiten në podium duke bërë krenar çdo shqiptar. Me statusin e kampionit në fuqi, Briten Calaja mbylli europianin me 1 ar në shkëputje, dhe dy argjend, në shtytje dhe dygarësh, nën kampion europe është diçka fantastike.

Qirmajjj

“Manitën” e medaljeve e kompletuan Qerimaj me bronz në shkëputje dhe Shoraj me bronz në shtytje, një arritje jashtëzakonisht e madhe e cila meriton vlerësim maksimal.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com