Manny Pacquiao gradohet kolonel në ushtri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Dhjetor 2017 15:29

Manny Pacquiao po bën përpara në karrierën e tij si ushtarak në ushtrinë filipinase.

Një nga ish kampionët e boksit të peshës së lehtë, u takua dhe pozoi me anëtarët e ushtrisë së atdheut të tij në uniformë.

Kjo për një ngjarje të veçantë, pasi ai u gradua kolonel.

“Sot unë mbrojtja me sukses tezën e Komandantit tim dhe u gradova kolonel”, shkroi ai në profilin tij në Instagram.

Ish boksieri 38 vjeçar është gjithashtu një senator i Filipineve,  duke e marrë këtë detyrë në korrik të 2016-ës.

Pavarësisht të tilla ecurive, Pacquiao po planifikon që t’i rikthehet boksit vitin e ardhshëm.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike