Maradona ka një kërkesë të veçantë për drejtuesit e Argjentinës

14 Nëntor 2017

Diego Armando Maradona deklaroi se dëshiron të kthehet si trajner i Argjentinës pasi bardhekaltërit u mposhtën në miqësoren e zhvilluar në Krasnodar 4-2 nga Nigeria.

Legjenda e Napolit bëri një kërkesë të guximshme në Instagram duke postuar një tabelë që tregon se ai kishte përqindjen më të mirë të fitimit të çdo ndeshje të kohëve të fundit me 75 për qind.

“Kush ka fituar më shumë? Bëni llogarit tuaja. Jam i zemëruar sepse ata po e hedhin poshtë prestigjin tonë, por nuk është faji i djemve. Dua të kthehem”, shkruan Maradona në Instagram.

“El Pibe de Oro” ishte trajner i skuadrës së Argjentinës nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ai sapo është shëruar nga operacioni në shpatullën e tij dhe aktualisht punon në Al-Fujairah SC në Emiratet e Bashkuara Arabe./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan